Në një takim me gra sipërmarrëse në Vlorë, drejtuesi politik i qarkut, Bujar Leskaj kërkoi mbështetjen e tyre për PD në zgjedhjet e 25 Prillit për t’i dhënë fund falimentit të ekonomisë në Vlorë dhe në të gjithë vendin. Zoti Leskaj vuri në dukje se për shkak të keqqeverisjes së Ramës, këto 8 vjet ishin si një pandemi ekonomike dhe sociale, që varfëruan familjet, detyruan shqiptarët të ikin dhe bizneset të falimentojnë.
Gratë në biznes, – tha Leskaj, – janë një arterie e rëndësishme e të ardhurave të familjeve shqiptare, por e dëmtuar rëndë nga taksat dhe detyrimet e larta që qeveria i detyrin të paguajnë. “Shteti, familjet shqiptare i ka lënë në varfëri dhe ka fuqizuar e pasuruar vetëm një listë oligarkësh të cilët mban pas vetes. E kjo shihet qartë sot në Vlorë e kudo, ku familjet po luftojnë për mbijetesë”, tha Leskaj, i cili vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve më 25 Prill.
“Zgjedhjet e prillit, janë zgjedhjet ku ne ndodhemi në një udhëkryq të madh. Niveli i lartë i papunësisë, i varfërisë, mungesa e investimeve të huaja, goditja e biznesit të vogël dhe të mesëm, janë tregues që vendi është dobësuar shumë. Në këtë kohë pandemie, ku bota kërkon vaksina edhe qytetarët shqiptarë kërkojnë vaksina. Një vaksinë të madhe kërkon ekonomia jonë. Një vaksinë të madhe kërkon përmirësimi i qeverisjes, një vaksinë të madhe kërkon zhvillimi dhe fuqizimi i binzesit të vogël dhe të mesëm, një vaksinë të madhe kërkon përkrahja që ne duhet t’i japim familjeve shqiptare”, -tha Leskaj.
Duke vënë theksin tek Programi ekonomik i Partisë Demokratike, Leskaj theksoi se ky program ka synim të qartë, rimëkëmbjen ekonomike, përkrahjen e biznesit, fuqizimin dhe mbështetjen e femrave në fushën e sipërmarrjes.
“Programi ekonomik i PD i përgatitur me profesionalizëm me ekspertët më të mirë të vendit nën drejtimin e kryetarit Basha, është një pogram gjithëpërfshirës, që synon të rimëkëmbë biznesin e vogël dhe të mesëm, synon të forcojë ekonominë shqiptare dhe familjen shqiptare, synon dhe do të arrijë të përgjysmojë varfërinë dhe mbi të gjitha të ndalojë emigrimin, i cili në thelb nuk është emigrim i thjeshtë, është një hemoragji. 500 mijë shqiptarë janë larguar për shkak të qever