Bujar Vreto: Drejtësia do të triumfojë! Të forcojmë pozitat e PD Euroatlantike

Nga Bujar Vreto

Drejtësia do triumfojë!

Ne, 7 Kryetarët e PD Qarku Elbasan u takuam dhe analizuan situatën, arsyetuam se si mund të forcojmë pozitat e Partisë Demokratike në kontekstin euroatlantik.

Vendosëm, si më poshtë:

1- Të identifikojmë dhe analizojmë në mënyrë të hollësishme problemet dhe sfidat që përballemi. Të shqyrtojmë në perfeksion faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në përgatitjen e platformave elektorale dhe kanë akses në komunitet, kuptohet që nuk kanë lidhje me korrupsioni dhe të ndajmë bindje euroaltantike.

2- Të rishikojmë strategjitë dhe politikat aktuale të partisë. Duhet të shqyrtojmë nevojat dhe të bëjmë ndryshime për tu përshtatur me kushtet e reja ose për të adresuar çështjet që po shkaktojnë vështirësi mes nesh apo popullit që do ndryshimin dhe largimin e oligarkisë kriminale të ndërtuar për 34 vjet nga degëzimet e Ramiz Alisë.

3- Të sigurohemi duke dhënë garanci mes njëri tjetrit se jemi të bashkuar rreth një vizioni të përbashkët. Të konsoltohemi duke shtuar aleancat me grupimeve të ndryshme, të ndihmojmë me ide dhe këto përpjekje të përbashkëta të kthehen në thelbësore për të përballuar sfidat.

4- Vendosëm, njëzëri të gjithë bashkë që të rritim komunikimin me anëtarët e partisë, strukturat dhe me publikun. Të jemi transparentë në veprimet dhe propozimet e kryesis për kandidaturat në çdo degë të PD-së dhe vendimet që do merren nga shtabi i PD-së në Qark apo Kryesia Qëndrore, të kenë në thelb meritokracisë, kjo do ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe mbështetjes nga njerzit që e duan qartësinë, vërtetësinë dhe sinqeritetin.

5- Ti kërkojmë qendrës që të angazhohen në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare me aleatët euroatlantikë. Kjo do përfshijë angazhime të reja dhe koalicione që mund të ndihmojnë në promovimin e interesave të PDDH-së dhe përmirësimin e reputacionit të saj.

6- Të Ndërtojmë politika dhe propozime që i përgjigjen nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve. Këto platforma të jenë të fuqishme, të kuptueshme dhe të orientuara, qartësisht për qytetarët dhe jo xhepat e hajdutëve. Kjo do ndihmojë në rikthimin e besimit dhe mbështetjes.

7- Të përpiqemi të identifikojmë dhe implementojmë reforma që do sjellin përmirësime të qëndrueshme inovative. Kjo qasje e PDSH-së do jetë thelbësore për të dalë nga ky ngërç.

8- Anëtarësinë e partisë por dhe gjithë opozitarët që duan të shporrin çibanët e së keqes në këto 34 vite duhen kontaktuar dhe biseduar përtej diferencave që kemi mes njëri-tjetrit.

IMG 20240914 WA0028

Exit mobile version