Bujar Vreto: “Zëri juaj do të dëgjohet, sepse unë jam me ju, nga ju”

Bujar Vreto, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit dhe përfaqësues i Librazhdit në listën e hapur, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson lidhjen e tij të përditshme me komunitetin dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe guxim.

Vreto thekson se ai nuk është një i panjohur që vjen me premtime të zbrazëta, por një bashkudhëtar i përhershëm me njerëzit e Librazhdit, që njeh nga afër sfidat e tyre. Ai angazhohet për një përfaqësim aktiv dhe të ndjeshëm në Kuvend, duke u zotuar se fjala e tij nuk do mungojë për hallet e çdo qytetari.

Postimi i plotë i Bujar Vretos:

11 Maj – Voto një prej jush, jo një që s’ju sheh, s’ju njeh!

Unë nuk kam ardhur sot të kërkoj votën tuaj si një i huaj me premtime bosh. Kam 34 vite që bashkëudhëtoj me ju, në të njëjtat rrugë me gropa, në të njëjtat sfida të përditshme, me të njëjtën dashuri për vendin tonë.

Jam njëri prej jush. E njoh realitetin tuaj sepse e jetoj vetë.

Jam mëngjes, drekë e darkë me ju. Jo vetëm në fushatë, gjithmonë.

Telefoni im do jetë 24 orë i hapur. Sepse hallet nuk pyesin për orar.

Do punoj me guxim, mençuri dhe përkushtim, për çdo hall të vogël personal, për çdo nevojë të madhe komunitare.

Do ngre zërin për rrugët, për shkolla që mësojnë, për spitale që kurojnë, për bujqësi që lulëzon dhe turizëm që sjell jetë.

Në Parlament, fjala ime do jetë shpata e zgjidhjes. Nuk do jem deputet i heshtur, do jem zëri juaj.

Unë nuk ju premtoj mrekulli, por angazhohem që nuk do t’ju lë vetëm. Zëri juaj do të dëgjohet lart, aty ku duhet, sepse unë do jem aty për ju, me ju dhe nga ju.

11 Maj – Voto Besën, jo fjalën. Voto një prej jush. Bashkë mundemi!

Mirënjohje,
Bujar Vreto

Exit mobile version