Bujqësia në kolaps total, prodhimi ra në 15 nga 17 tremujorët e fundit

Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se sektori i bujqësisë po përjeton një krizë të pandalshme, e cila ka marrë trajtën e një drame të mirëfilltë.

Edhe pse qeveria propagandon rritjen e eksporteve bujqësore, ajo është thjesht rezultat i rritjes së përbotshme të çmimeve dhe kostove për artikujt bujqësor, veçanërisht pas pandemisë, ndërkohë që në terma realë sektori i bujqësisë në Shqipëri po përballet me një kataklizëm, që nuk është më thjesht një krizë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 17 tremujorët e fundit, bujqësia ka shënuar rënie të prodhimit në 15 prej tyre. Kjo është një ecuri e paprecedentë, për një sektor të ekonomisë në historinë e 34 viteve të fundit në Shqipëri.

bujqesia

Rënia e pandalshme e buqësisë prej në mënyrë dramatik qindra mijëra familje, të cilat e kanë lidhur jetesën e tyre me fshatin. Statistikat tregojnë se të ardhurat e tyre po rrudhen në mënyrë të pandalshme.

Por kjo situatë tregon më shumë se kaq. Qeveria mburret me rritjen e turizmit dhe numrit të udhëtarëve që vizitojnë Shqipërinë. Por impakti i tyre në ekonomi mbetet i papërfillshëm.

Teorikisht bumi turistik duhet të nxiste rritje të vrullshme të prodhimit bujqësor. Por ajo që po ndodh është një situatë gati paradoksale. Shqipërisë i rriten turistët, por ekonomia nuk prodhon për ta. Përgjigja është importi.

Edhe ai konsum shtesë që vjen nga turizmi përballohet nga importi. Kjo bën që ekonomia të përfitojë thuajse asgjë nga bumi i pretenduar turistik, ndërkohë që rrudhja e madhe e bujqësisë ka pasoja të rënda edhe në rritjen e varfërisë dhe pabarazisë në shkallë kombëtare.

Kriza e rëndë e bujqësisë nuk është një ngjarje e papritur që ndodhi si rrufe në qiell të hapur. Goditja e sektorit nga emigrimi masiv, mbështetja e munguar nga shteti dhe korrupsioni i politikave publike janë koktejli që nuk mund të prodhonte një rezultat të ndryshëm.

Në fund, teksa qeveria rri duke numëruar udhëtarët që hyjnë në Shqipëri dhe numrin e pasagjerëve në aeroportin e Rinasit, 40 për qind e popullsisë që jeton në fshat është praktikisht në një reçesion ekonomik të pandalshëm.

Artikulli paraprakKongresi i Durrësit dhe misioni i qeverisë së përkohshme me 14 anëtarë! Përshëndetja e veçantë e delegatëve për Wilson
Artikulli tjetërI TMERRUAR NGA SPAK-u/ Erion Veliaj, asnjë fjalë për 5 orët në Prokurori dhe ia fut vrapit nga mbledhja