Nga Etleva Kondakçiu
= Tallja, përqeshja, ngacmimi, kunjat, mistrecllëqet e të tjera e të tjera plot.
Në mos vetëvrasje, çon në trauma serioze. Nuk ka nevojë të kesh ndonjë gradë shkencore që ta shohësh e ta ndjesh “bullizimin” gjithandej.
Mjerë kush e merr seriozisht “bullizimin”, se prej njerëzve me mendje të vogla, të mbyllura dhe injorante, nuk shpëton dot.
1. Se .. mund të jesh i ardhur nga fshati në Berat e të shajnë “fshatar”
2. Se … mund të jesh i ardhur në kryeqytet e të shajnë “provincial”
3. Se … mund të jesh i ardhur nga Shqipëria në Itali e të shajnë “shqiptar”
4. Se … mund të jesh i ardhur nga Çamëria në Shqipëri
5. Se … mund të jesh shqiptar emigrant në Greqi
6. Se … mund të jesh i rënë nga Kukësi në Vaqarr
7. Se … mund të jesh shumë i dhënë pas ushqimit, pijes, apo leximit
8. Se … mund të jesh e bukur e të qeshësh ca si shumë
9. Se … mund të jesh e ndarë nga burri për halle që veç ti i di
10. Se … mund të jesh e shkathët sa nuk ia përton kujt
11. Se … mund të jesh i zgjuar sa të mos merresh me teveqelë
12. Se … mund të jesh i ndershëm dhe të na tregosh burrëri
13. Se … mund të jesh i mençur e punëtor, që s’merr vesh nga kjo botë
14. Se … mund të jesh i vetëm, pa fuqi, që rron veç kot!