Bullizmi online, psikiatrja Hoxha: Nëse nuk përballoni komentet negative, evitoni rrjetet sociale!

Gjuha e urrejtjes, denigrimi dhe bullizmi në TikTok u bë një temë e diskutuar pas vetëvrasjes së Bedrie Lokës, 41-vjeçares nga Durrësi, nënë e 4 fëmijëve. 41-vjeçarja nga Sukthi u vetëvra pas përdorimit të një sasie fotoksine më 2 janar, në një ditë feste, pasi ishte ditëlindja e vajzës së madhe të saj, por ajo zgjodhi të vetëvritet.

E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela, psikiatrja Denisa Hoxha tha se kush nuk përballon dot negativitetin të mos rri në rrjete.

“Nuk është problemi i platformës por i njerëzve që nuk njohim peshën e fjalën. Fshihen pas një tastiere dhe nuk e dinë se negativiteti i tyre ndikon te personat që janë të dobët si është dhe rasti i zonjës në fjalë e cila përtej denigrimit në Tik Tok përballej dhe me dhunën në familje.

Ne si shoqëri e vuajmë opinionin e të tjerëve dhe mënyra si reagojmë ndaj komenteve negative është individuale. Ata që nuk i përballojnë dot ato duhet të largohen nga rrjetet sociale”- tha Hoxha.

Exit mobile version