Aldo Bumçi, tashmë ish-deputet i PD deklaroi gjatë emisionit “Opinion”, se cilët e urrejnë Edi Ramën dhe do ta shporrin. Ai tha se, djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.
“Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve”, tha Bumçi i cili paralajmëroi kështu aksionin e ardhshëm politik të opozitës tani e tutje.
“Është rrugë pa kthim.
Nuk do jemi më fasada e Edi Ramës.
Kjo është diktatura e vetme në Europë.
I kemi dhënë 6 vjet kohë. Punuam brenda sistemit, ligji i dekriminalizimit është shembulli.
Sot do jemi përfaqësues të cilët e urrejnë Edi Ramën dhe që kanë shpresë për një Shqipëri më të mirë.
Nuk do ketë negociata me Ramën.
Krimi i organizuar është futur në zgjedhje. Në Durrës, Kavajë, Dibër, Lezhë.
Kur krimi hyn në zgjedhje, opozita nuk ka rrugë tjetër.
Çfarë mundësie tjetër duhet ti japim Edi Ramës.
Deklaratat e ndfërkombëtarëve janë të pritshme. Por ne jemi sot në rrugë.
Djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.
Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve”, u shpreh Bumçi.