Bundestagu, seancë dëgjimore me Bashën për drogën, korrupsionin dhe drejtësinë në Shqipëri

Bundestagu është mjaft i angazhuar për zhvillimet e fundit politike në Shqiëpëri në prag të marrjes të vendimit për hapjen e negociatave me BE. Cila është e vërteta e një qeverie të kapur nga kartelet e drogës, niveli i lartë i korrupsionit dhe e vërteta e asaj që po ndodh me reformën në drejtësi janë preokupimet e Gjermanisë përpra se të vendosë për Shqipërinë.
Në seancën dëgjimore të komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi. Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proces i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht.
Në prag të publikimit më 17 prill të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i Brukselit për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon. Sipas informacioneve që ka DW për raportin e këtij viti për paketën e zgjerimit, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale janë vlerësuar sërish si “çështjet më të dhimbshme” për të gjithë rajonin.

Artikulli paraprakJa kush është kapoja shqiptar që furnizonte me kokainë bosin e Ndraghetas
Artikulli tjetërJa si mashtron Rama, publikon në Facebook të punësuarit e para disa viteve