Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, ka uruar politikën shqiptare për miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti Buquiccio shprehet se është i lumtur që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces. “Në mbrëmjen e 21 korrikut, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me votë unanime amendamentet kushtetuese lidhur me Reformën në Drejtësi. Ndryshimet aktuale kushtetuese parashikojnë riorganizimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe disa institucione të tjera shtetërore të larta që kanë të bëjnë me gjyqësorin, si dhe për krijimin e një mekanizmi të përkohshëm verifikimi për të hequr nga radhët e gjyqësorit gjyqtarët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm. Këto ndryshime ishin rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshme, për të cilat Komisioni i Venecias ka kontribuar duke marrë pjesë në zhvillimin e konceptit të reformës. Roli kryesor i Komisionit të Venecias është pranuar në mënyrë të përsëritur nga të gjithë aktorët politikë në Shqipëri duke përfshirë edhe zotin Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo reformë është një sukses i madh për të gjitha forcat politike në Shqipëri, të cilët avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve dhe treguan ndjenjën e tyre të përgjegjësisë”, shprehet Buquiçhio në mesazhin e tij.