Burgosja e 11 kuksianëve, këshilltarët në Kukës vendosin për tubim mbarpopullor

Këshilltarët në Bashkinë e Kukësit gjatë mbledhjes së sotme kanë vendosur që të organizojnë një tubim mbar popullor në datën 19 prill 2018, në orën 11:00 të sheshi para gjykatës në Kukës.
Me anë të një njoftimi këshilltarët deklarojnë se protesta do të zhvillohet në mbështetje të vëllezërve të tyre, të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018.
Pas protestës së zhvilluar nga qytetarët e Kukësit, kundër vendosjes së tarifës 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit, policia arrestoj 23 persona, me akuzën se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.
11 prej të arrestuarve nga 23 gjithsej u lanë në arrest me burg, ndërsa për të tjerët gjykata vendosi arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
Më 31 mars u zhvillua një protestë e fuqishme në Kalimash kundër vendosjes së taksës nga qeveria në “Rrugën e Kombit”. Protestuesit e revoltuar i vunë zjarrin kabinave në vendin ku eshte vendosur trau për të paguar tarifën. Protesta është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve.
Pas mbarimit të protestës Rama urdhëroi arrestimin e protestuesve. Policia dhe forcat e FNSH të mbërritura nga Tirana arrestuan pasmesnate në orën 3 të natës 22 protestues. 11 prej tyre mbahen ende në burg me urdhër të Ramës.

Exit mobile version