“Burgu dhe pasuria”, Poli Hoxha zbulon çfarë i bashkoi Metën e Berishën në protestën para kryeministrisë

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në Frontline, tha se Ilir Meta dhe Berisha kanë një hall të përbashkët: SPAK. Kjo është dhe arsyeja përse Meta ndodhej në protestë për të mbrojtur veten.

Poli Hoxha vuri re faktin se gjatë protestës pati një abandonim ndaj ish deputetit të Bashës, Kreshnik Çollakut nga turma berishiste

Protesta ka vetëm një kauzë, Lironi Berishën dhe hajt të zhbëjmë SPAK. Këto protesta nga partitë vetëm Shqipëria po i bën. Edhe Vuçiçi kur thërret 100 mijë veta i thërret në emër të nënës Serbi dhe jo në emër të partisë së vet. Vetëm ne bëjmë protesta për partitë.
Meta u tregua I sinqertë e nisi me Dum Dumanin dhe e mbylli me Dum Dumanin. Ka më personale sesa kjo.  Edhe këtë xhaketën po të më marrësh e ke me mua, jo të më marrësh pasurinë, të më bësh prangat e qelinë. Ka më personale sesa burgu e pasuria

Hoxha tha gjithashtu, se në atë protestë u kërkua të gjendej një demokrat që është larguar nga Basha për tiu bashkuar Berishës.

Artikulli paraprakProtesta – funeral i idhujve të rremë…!
Artikulli tjetërRegjistrimi i popullsisë, publikohen rezultatet: Kosova ka 1.58 milion banorë! Ja sa janë regjistruar në Diasporë