“Burgu i Qafë Barit i lënë në mjerim”, Flutura Açka: Asnjë socialist në 40 vjetorin e përkujtimit. Kaq mjafton të kuptojmë pse nuk kalojnë ligjet për Dekomunistizimin

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka, thotë se një prej burgjeve më famëkeqe të diktaturës shqiptare, si ai i Qaf Barit, është lënë në mjerim të plotë. Në vizitën që ka bërë në në 22 maj në kuadër të 40-vjetorit të Revoltës së Qafër Barit, Açka shprehet se nuk pa asnjë koleg socialist.

Kaq më mjafton, sipas Açkës, për të kuptuar përse dy ligjet e rëndësishme për Dekomunistizimin të dorëzuar nga Opozita, flenë në sirtaret e Parlamentit.

POSTIMI I PLOTË

Kush i vrau sërish viktimat e Qafë Barit

Shënime mbi 40 vjetorin e Revoltës së Qafë Barit

Për të shkuar në ish-burgun e Qafë Barit të duhen orë, tani që një pjesë e rrugës eshte e asfaltuar. Po atëherë, 40 vjet më parë?

Një prej burgjeve më famëkeqe të diktaturës shqiptare, është lënë në mjerim të plotë. Më 22 maj u përkujtua në mjediset e saj të jashtme 40-vjetori i Revoltës së Qafër Barit. Por edhe atë ditë ish-të përndjekurit politikë shkojnë dhe përkujtojnë të ndarë.

Kush i ndau? Përse ata imitojnë politikën që ndan e përçan vetëm për vota, vetëm të mpakë ndikimin e tyre për të drejtat që u takojnë, të shuajë çdo bashkim të tyre për të protestuar për ligjet që iu mungojnë.

Në përkujtimin e 40-vjetorit të Revoltës së Qafë Barit nuk pashë asnjë kolegun tim socialist, asnjë! Asnjë qeveritar. Asnjë!

Dhe i marr të gjitha përgjigjet. Kaq më mjafton për të kuptuar përse dy ligjet e rëndësishme për Dekomunistizimin të dorëzuar nga Opozita, flenë në sirtaret e Parlamentit. Pse Muzeu Burgu i Spaçit do të ngrihet në Rreps!!!! Pse Piramidës iu vunë gunga me ngjyra dhe iu ndërrua e gjithë hija e rëndë që kishte! Pse Vila e Enverit nëvend që të kthehej në Muzeun e Krimit (pasi aty fillonte Krimi Komunist) po zhvishet nga historia e tij dhe pokthehet në shtëpi qejfi!

Kjo qasje e butë ndaj ditaturës është një nga krimet më të mëdha ndaj shqiptare, thuajse të ngjashëm me origjinalin e tyre, pasi ndikimi është i njëjtë. Dhunë historike!

Mjaft të shohësh se si miniera e Spaçit i fshiu të gjitha shenjat dhe gjurmet e terrorit në Spaç. Mjaft të shohësh se si miniera e Bakrit në Qafë Bar po i fshin të gjitha gjurmët e burgut të tmerrshëm të tij.

Dhe për habi të të gjtihëve: Më 22 maj miniera nuk punonte, e kishte bërë pushim, mbase për nder të ish-të përndjekurve që po mbërrinin të kujtonin se si ca shokëve të tyre iu shtyp koka në miniere, se si ca të tjerë u shqyen nga ujqit në male në rrugën në këmbë për në shtëpi, pasi pas lirimit u lanë të ktheheshin në këmbë, se si dy të vrarëve, Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla, pas dënimit për Revoltën e 22 majit 1984 ministri i brendshëm i kohës urdhëroi t’u hiqeshin sytë dhe të jepeshin për studime, se si vdiq Tom Ndoja në mes të sheshit tek rrihej, se si komandanti i burgut që organizoi shtypjen mizore të revoltës, Edmonda Caja, mori azil politik dhe bëri jetë perëndimore, edhe pse ua ktheu në ferr jetën ca shqiptarëve të tij.

Historia do të mbetet përjetë në borxh ndaj viktimave të kësaj revolte po të vazhdojmë me këtë zjellje antinjerëzore.

Foto: Nga vizita në Qaf Bar 22 maj 2024

Exit mobile version