Burhan Misiraj në Fier: “I refuzoni me votë ata që shkatërruan pasurinë tuaj”

Burhan Misiraj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Ai risjell në vëmendje shkatërrimin e Uzinës së Ballshit, një pasuri kombëtare që për dekada me radhë ka qenë shtyllë ekonomike për rajonin e Fierit dhe më gjerë.

“Ata që e shkatërruan këtë pasuri, që lanë mijëra familje pa të ardhura dhe shpresë, sot ju kërkojnë përsëri votën. Pse? A ka ngelur më ndonjë gjë tjetër për të shkatërruar?”, pyet me ironi dhe revoltë Misiraj, duke i ftuar qytetarët të reflektojnë mbi premtimet e pambajtura dhe politikat që kanë prodhuar papunësi dhe varfëri.

Mesazhi i tij është i qartë:
“I refuzoni me votë më 11 Maj, për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj.”

Koalicioni Euroatlantik kërkon të jetë zëri i qytetarëve të ndershëm dhe të papërfaqësuar, që nuk duan më të jenë peng i një politike shkatërrimtare dhe të korruptuar.

#VotoBurhanMisiraj ️✅
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#FieriQëDuam
#BesoTeShqiperia

Artikulli paraprakEndri Hasa: Në Elbasan fitojmë besimin, jo votat e blera – Voto për një marrëveshje të ndershme me qytetarin
Artikulli tjetërGjergji Nika në Vlorë: Drejtësia duhet të jetë pranë qytetarëve