Burra të mençur që vuajtja i ka falur peshën e fjalës, Grida Duma takim me të përndjekurit politikë  

Drejtuesja politike e PD për Kavajën, Grida Duma është takuar me të përndjekurit politikë në Kavajë. Duma shkruan në një postim në Facebook se, kush njeh sakrificat dhe dhimbjet e vjen nga një familje e mirë fisnikërohet e bëhet më bujar dhe patriot.

Postimi i plotë

Burra të mençur që vuajtja i ka falur peshën e fjalës, takim me të përndjekurit politikë.

Ata që kanë vuajtur më shumë, pikërisht ata dinë të falin më shumë.

Ata që janë përkëdhelur padrejtësisht e kanë përfituar më shumë, pikërisht ata ankohen e viktimizohen edhe hakmerren më shumë.

Kush njeh sakrificat dhe dhimbjet e vjen nga një familje e mirë fisnikërohet e bëhet më bujar dhe patriot.

“Historia është e dhimbshme, Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë e atdheun. Prandaj nuk marrim vëmendje se kemi këtë”.

Më 25 Prill vjen ndryshimi dhe dhimbja e viteve të shkuara do të lehtësohet nga një e ardhme me shpresë.

Artikulli paraprakÇollaku: 8 vite janë sulmuar, janë persekutuar, por kanë qëndruar të palëkundur për PD
Artikulli tjetërHidhet shorti i Europa League, Manchester United përballet me Milan