Burreli në revoltë, bllokohet rruga!

Qytetarët e Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryeqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.
Të shumtë në numër, ata kanë bllokuar përr më shumë se një orë rrugën nacioanle në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar.
Rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë disa nga arsyet që i kanë nxjerrë në shesh qytetarët e Matit.
Kjo është protesta e parë që starton valën e protestave në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.

Exit mobile version