Burri i deputetes së PS emërohet prokuror në Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Bledar Valikajn, bashkëshortin e deputetes socialiste, Ermonela Felaj prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
KLP u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e Valikajt, pasi ky i fundit fitoi gjyqin më 6 shkurt 2019, për t’u emëruar në detyrë.
Presidenti Bujar Nishani në vitin 2015 refuzoi t’a dekretonte Valikajn nga Oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror.
Bledar Valikaj do të nisë detyrën në prokurorinë e Tiranës, pasi t’i nënshtrohet edhe Vettingut. Ky ka qenë vendimi që anëtarët e KLP morën ditën e sotme, ku i dhanë të drejtë Valikajt me 6 vota pro.
“KLP mblidhet ne seance plenare sot ne oren 12.15. Ne rendin e dites, shqyrtimi i kerkeses se z. Bledar Valikaj, per ekzekutimin e vendimit te formes se prere te Gjykates Administrative te Apelit nr.309 dt. 06.02.2019. Komisioni i Zhvillimit te Karrieres prane KLP prezanton relacionin dhe projekt-vendimi per kete rast. Komisioni i Zhvillimit te Karrieres i KLP propozon ekzekutimin e vendimit te Gjykates Admistrative te Apelit dhe emerimin e Bledar Valikaj prane Prokurorise se Tiranes.”-njofton KLP.
Bledar Valikaj bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, nuk ka reshtur duke kërkuar që të bëhej prokuror. Valikaj dështoi në vitin 2015 kur iu drejtua Gjykatës Administrative për të kundërshtuar vendimin e ish-presidentit Bujar Nishani. Ishte Nishani ai që refuzoi në vitin 2015 që t’a dekretonte nga OPGJ në prokuror.

Exit mobile version