Burri i ministres së Ramës merret në pyetje nga Prokuroria e Prishtinës

Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është marrë në pyetje ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së Arsimit në qeverinë Rama, Besa Shahini.

Gjithashtu dëshmi para prokurorëve ka dhënë edhe kandidati për deputet nga VV-ja, Haki Abazi.

Prania e tyre para hetuesve lidhet me atë që ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit “Pressing me Leonard Kërqukin”.

Kandidati për deputet nga VV-ja, Haki Abazi pas përfundimit të emisionit deklaroi se u sulmua fizikisht nga Molliqaj i PSD-së.

Exit mobile version