Burri i ministres së Drejtësisë u shkarkua nga Tatimet për vjedhje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se ekstradoi financierin e Habilajve, Nazer Seiti, në drejtim të Italisë për të mbrojtur Saimir Tahirin.

E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, gjithashtu Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të ministres edhe sa i takon bashkëshortit të saj, duke deklaruar se ai është shkarkuar nga detyra për vjedhje.

“Kemi nje ministre drejtesie te papergjegjshme qe eshte bere zedhenese e zyrave te ministrise se Drejtesise dhe Edi Rames qe ajo duhet te shikoje veten e vet nje here se ka dhe ajo historine e saj te kaluar. E di mirë ajo historinë që ka pas, se i është heq për vjedhje burri i saj nga detyra kur ka qene drejtor te Tatimet. E di ajo pse i është hequr burri nga puna”, – u shpreh Kryemadhi.

 

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërFansat i përvishen Ramës në profilin e tij në Facebook: Je kokrra e mashtruesit