Bushati: Rama në 8 vite vidh, kriminalizo, përbuz, nënshtro! Ne kemi një platformë transformuese për vendin

Nga Helidon BUSHATI

🔴 Më e rrezikshme për një vend se një qeveri pa bosht dhe dinjitet, është mpirja e forcës reaguese të qytetarëve.

Një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar varfëron për të sunduar.

Demonizon në tërësi politikën, për ta shitur veten si të barabartë me çdo individ që është në politikë me zemër për të ndryshuar diçka për vendin e tij.

🔴 Këtë ka bërë Edi Rama dhe shpura e tij në 8 vite. Vidh, kriminalizo, përbuz, nënshtro!!
Kjo do të marrë fund!

✅ Ne do të tregojmë se jemi ndryshe! Ne kemi një platformë transformuese për vendin, për t’u kthyer dinjitetin dhe shpresën qytetarëve.

Ne do të jemi në shërbimin e tyre e ata do të kenë kontroll mbi ne!

Shqipërinë e ka bekuar Zoti dhe askush nuk do të mund t’ia zbehë hijeshinë.

Exit mobile version