Nga Alba KEPI
Ky eshte busti i Osman Kazazit, i denuar me 33 vite e 6 muaj burg nga komunizmi. Eshte i pozicionuar ne mes te Tiranes, i harruar mes pisllekut qe i ka vesh gurin e nen hijet e kullave lluksoze. Osman Kazazin e therrsnim te gjithe Lale.
E kam takuar disa here ne shtepine e tij ne zemer te Tiranes ku jetonte me motrat e tij qe e kishin lidhur jeten me fatkeqesine e vellait te mbyllur ne burgun komunist. Ishte koha kur po mundoheshim te ndertonim pavjonin e Genocidit ne Muzeun Kombetar. Lala me dha per Muzeun, batanijen e tij te holluar te burgut e lugen e aluminit pa bisht.
I thashe pse pa bisht? “Ia kepusnin bishtin policet e burgut” me tha, “se kishin frike se e perdorim si arme vrasje o vetvrasje”. Ishin te vetme objekte qe Lala kishte ne trup ne momentin kur revulucioni demokratik provokoj daljen nga qelia te mijera te burgosurve nga diktatura.
Lala fliste me ze te avashte e te ulet shume, se kishte mbi 33 vite qe ia kishte imponuar qelia. Lala ishte i urte plot dashuri per njerezit e nuk te lejonte te dilja nga shtepia pa te vene mbi tavoline cfare do qe kishin gatuar motrat e tij. E motrat e tij kishin aq kujdesje e mbrojtje memesore ndaj Lales sa te preknin ne shpirt.
Lala ishte njeriu qe nuk u ankua kurre. U harrua si ky busti i Tiranes europiane, pa memorie historike.
(Foto e marre nga Kastriot Dervishi)