Buxheti 2024/ Deputetja e PD Andia Ulliri paraqet amendamentet për rininë!

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament.

Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament.

Deputetja Andia Ulliri, si përfaqësuese e rinisë në Kuvend, propozon rritje të investimi për programet mbështetëse për rininë që të mos ikin jashtë.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament. Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament. Unë kam propozuar amendament me synim të 2-fishimin e fondeve që parashikohen për zhvillimin e sportit dhe rinisë.

Në vitet e fundit largimi i rinisë eshte kthyer ne nje problem teper shqetësues për Shqipërinë.

Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen githmonë e më tepër.

Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen.

71% e të rinjve shqiptarë sipas Barometrit të Opinionit Publik të Ballkanit shprehen se duan të largohen nga vendi për të krijuar jashtë të ardhmen e tyre.

Ndersa nga ana tjeter Shqipëria ka numrin më të lartë të të rinjve 15-29 vjeç të papunësuar krahasuar me vendet e rajonit por edhe me mesataren e vendeve të BE.

Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Sot është momenti të tregojmë sa prioritet u japim të rinjve.

AMENDAMENTI I DEPUTETËS ANDIA ULLIRI

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Andia Ulliri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më posht vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet tabela 1, zhvillimi i sportit dhe rinisë (kodi 08140), vlera 576 milion lekë bëhet 1152 milion lekë.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Në vitet e fundit largimi i rinisë është kthyer në një problem tepër shqetësues për Shqipërinë. Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen gjithmonë e më tepër. Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen. Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Exit mobile version