Buxheti 2024, qeveria edhe këtë vit do të japë më shumë para për Check Up, plot 8.2 milion euro, duke e çuar faturën për 4 PPP të Shëndetësisë në mbi 50 milion euro për vitin e ardhshëm

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat ka thënë se mungesa e transparencës për buxhetin e qeverisë për vitin 2024 është tregues i paaftësisë qeveritare për të orientuar buxhetin te qytetarët.

Sipas Pampurit, paratë do të shkojnë te koncensionet dhe PPP korruptive

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA DHE DEPUTETJA, ORJOLA PAMPURI

Projekt-Buxheti për vitin 2024 po kalon në mungesë të plotë transparence për qytetarët dhe duke mos krijuar një funksionim normal të kontrollit parlamentar, mazhoranca po përpiqet me cdo kusht ta kalojë në amulli të plotë.

Dukshëm Qeveria rrit mbështetjen buxhetore për PPP-të e koncesionet, përfshirë ato të Shëndetësisë, që për këtë vit do të paguhen më shtrenjtë për xhepat e qytetarët shqiptarë. Plot 12.5 milion euro më shumë.

Ndërkaq një ndër konçesionet më famëkeqe të kësaj Qeverie, ai i Check-Up, i provuar dhe nga auditimi i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, se përgjatë vitit 2022, ky koncesion është faturuar për më shumë se 20 mijë ekzaminime mjeksore të pakryera.

Pra edhe pse koncesioni nuk i ka kryer ato kontrolle, Qeveria ka vijuar të paguajr plot 37.2 milion lekë ose 350 mijë euro nga buxheti i shtetit, për një shërbim që nuk iu është ofruar qytetarëve.

Ky nuk është një rast i vecuar pasi dhe në kontrolle të mëparshme koncesionari ka raportuar një numër kontrollesh edhe më të ulta se vetë numri i kontrolleve të parashikuara sipas kontratës për një vit.

Dukshëm Check-Up ka dështuar ta bëjë këtë.

Kjo mund evidentohet, sipas KLSH, nga rritja e kostove të trajtimit të sëmundjeve dhe rimbursimit të barnave, me një vlerë prej 11 milion euro më shumë.

Pra Qeveria edhe këtë vit do të vazhdojë të ndajë edhe më shumë para për Check Up me një fond prej 876 milion lekë ose 8.2 milion euro, duke e çuar faturën për 4 PPP të Shëndetësisë në plot 50 milion euro për vitin e ardhshëm.

Ky nuk është buxhet për qytetarët, por për interes të një grushti njerëzish të cilët prej vitesh tashmë përfitojnë nga taksapaguesit shqiptarë.

Exit mobile version