Nga Gentian Gaba
Buxheti i 12-të i dalë nga kuzhina e Edi Ramës, parashikon rritje minimale për pensione. Ka bërë rrush & kumbulla miliona euro me inceneratorët, me PPP-të e shëndetësisë, me 5D-të e zarit të tij në Tiranë, me rrugët e florinjta, me korrupsionin masiv të përahpur në çdo degë të qeverisë, por nuk skuqet dhe premton se do bëj në 4 vitet e ardhshme atë që nuk bëri dot në 12 vitet e mëparshme.
Dallaveret nuk kanë të sosur nën pretendimin se në tre mandatet e fundit nuk kishte mundësinë të rriste pensionet, ndërkohë që pati mundësinë të nginjte shpurën me të cilën erdhi në pushtet, që po i bie si gjethet në vjeshtë për shkak të babëzisë të ushqyer nga pushteti absolut dhe i pamerituar që ka fituar edhe për shkak të Çyrbeve, që në këmbim të votave shisnin policinë te krimi. Kur garonte për të drejtuar vendin deklaronte se ai që nuk i bënte dot punët e premtuara në 8 vite, nuk kishte si t’i bënte pas 4 viteve të tjera. Mandati i fundit dëshmoi pikërisht këtë, pasi e vetmja gjë që është rritur është numri i të larguarve nga vendi…