“Buxheti i shtetit pakësohet, qytetari varfërohet”/ Këshilltari Ligjor i PD: Koncesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën sehir

Këshilltari Ligjor i Grupit të PD, Marash Logu ka reaguar lidhur me aferën e inceneratorëve. Ai shprehet se koncensioneri i Tiranës ka shkelur kontratën dhe se sipas tij ministrja Belinda Balluku bën sehir.

Më tej ai ka shtuar se inceneratori i Tiranës ka pranuar mbetje nga bashkia Durrës, në kundërshtim me kontratën koncensionare.

📍 Në kundërshtim me kontratën konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga bashkia Durrës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

📍Njesia e Zbatimit të Projektit të Tiranës i rekomandoi Ministrisë amendimin e kontratës, përpara se konçesionari të pranonte mbetjet e Durrësit. Ministria nuk mori asnjë masë.

 

📍Në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

📍Megjithëse, konçesionarit iu shtuan 10 milionë euro të ardhura nga mbetjet e bashkisë Durrës dhe 40 milionë euro nga depozitimi i dherave të bashkisë Tiranë, sërish tarifa për depozitimin e mbetjeve mbeti e njëjtë 29 euro/ton (41 euro/ton sipas përllogaritjes së KLSH-së).

‼️Inceneratori i Tiranës pasurohet, buxheti i shtetit pakësohet dhe qytetari varfërohet.

Exit mobile version