Buxheti i vitit 2024, Agalliu i PD-së: Qeveria ul ndjeshëm financimin e bujqësisë, buxhet në funksion të klientëve të saj

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, në një dalje për mediat ka bërë të ditur se qeveria shqiptare ka ulur ndjeshëm financimin e bujqësisë, pavarësisht se ky është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend.

Sipas Agalliut, një gjë e tillë ka ardhur sepse qeveria nuk është në funksion të qytetarëve, por të klientëve të saj.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT ARBI AGALLIU
Sikurse edhe në daljet e më parshme kemi denoncuar këtë projektbuxhet i cili nuk është në funksion të qytetarëve por të qeverisë dhe klientëve të saj!
Bujqësia pavarsishtë se është një sektor ku ka të punësuar rreth 560.000 individ, qeveria ka ulur ndjeshëm financimin.
Nga ana tjetër edhe ndërkombërarët për shkak të korupsionit në kupolen drejtuese të këtij sektori pezulluan fondet për bujqësinë. E kam fjalën këtu për fondet e IPARD. Ata të cilët goditen janë pikërisht fermerët.
Po kështu subvencionet ne bujqesi për vitin 2024 janë totalisht të pa mjaftueshme lidhur me nevojat që fermeri dhe bujku shqiptar ka.
Janë rreth 31.7 milione euro, njesoj sic ishte edhe vitin aktual buxhetor, duke e renditur Shqipendi të fundit ne rajon persa i perket subvencioneve ne kete sektor shume te rendesishem. Shpesh herë këto fonde shkojnë të orientuara tek klientët e qeverisë ose për të menaxhuar flukset e votës.
Për me tepër mbështetje aspak domethënëse ka ky buxhet për dëmet që ju shkaktohen fermereve nga fatkeqësitë natyrore si rreshjet e permbytjet apo edhe mungesa e tyre të cilat dëmtojnë rëndë prodhimet bujqesore. Madje mund të përmendim këtu faktin investimet ne sistemet e kalaneve ujitese janë të pa përfillshme.
Të nderuar qytetar përtej cdo fjale ajo që duhet të kuptojmë është pikërisht se viti 2024 do të ketë më pak para për bujqësinë. Më pak paea për fermerin. Më pak para për rreth 560.000 të punësuar në këtë sektor duke i lene të përballen të vetëm në një treg të deformuar nga korrupsioni dhe klientelizmi.
Artikulli paraprakVettingu në politikë, Basha: Nisma të konsultuara me qytetarët, për t’u dhënë fuqinë të zgjedhin deputetin dhe qeverinë që duan
Artikulli tjetërRoland Bejko: Berisha po dërgon sinjal për ndërkombëtarët, ja ç’po pret nga SPAK-u