Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar veprimin e bërë sot nga prokurorja Donika Prela, si një gjest që tregon se ajo po luan rolin mbrojtës të Taulant Ballës dhe Ardi Velut.
Sipas Bylykbashit, Prela sot duhet të kishte thirrur me urgjencë Ballën dhe Velun për t’i marrë në pyetje, por ajo jo vetëm që nuk i thirri por i ka marrë në mbrojtje.
Ja çfarë shkruan Bylykbashi
Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per t’i marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.
Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen.
Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!