Bylykbashi flet për Reformën Zgjedhore: Sistemi zgjedhor është zemra, por po s’pati gjak nuk bën punë…

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se duhet debat publik për Reformën Zgjedhore. I ftuar në Report Tv, Bylykbashi është shprehur ndër të tjera se, bërja e Reformës Zgjedhore me dakordësinë e dy palëve do të çonte në zhvillimin e zgjedhjeve normale.

Sipas tij, sistemi nuk është problemi thelbësor, teksa bërie krahasoi atë me “zemrën, por po s’pati gjak nuk shërben”.

“Nuk është thelbi Reformës sistemi. Sistemi zgjedhor është zemra, por po s’pati gjak nuk bën punë. Me këtë kemi dhe një shkarje, një debat në nivel banal për këtë që merret me këtë çështje, sikur lista e hapur është sistem.

Ka ardhur koha që të kemi një debat të hapur për këtë. Duhet ndarje e pushteteve. Një proces i hapur me një diskutim të ndriçuar, por që kërkon edhe një konsensus të madh.

Debati duhet të jetë publik, për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Duhet të ketë mundësi për të diskutuar. Një krahasim, nuk ka fajin Mercedez Benz që prodhon një makinë me standarde të larta, por nafta e Ballshit. Sistemi është Benzi dhe nafta emrat që i vënë këtij sistemi zgjedhor në listë kryetari i partisë”, u shpreh ish deputeti demokrat në “5 pyetje nga Babaramo”.

Bylykbashi u ndal të komentonte pikat ku opozita nuk është dakord me draftin e propozuar nga Partia Socialiste.

“Financimi i partive politike, i trajton në mënyrë të pjesshme, pastaj është presioni ndaj administratës. Ka një rekomandim për depolitizimin e komisioneve, por rekomandimi më i rëndësishëm është presioni i punonjësve të administratës publike.

E besueshme, vetëm kur bëhet mes dy palëve. Mund të mos bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, por nëse ka konsensusin midis dy palëve, zgjedhjet mund të jenë normale. Si në 2013, kanë sjellë një rrotacion normal”, përfundoi Oerd Bylykbashi.

Exit mobile version