Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje pa votë elektronike

Deputeti Oerd Bylykbashi tha se PD ka prioritet teknologjinë në zgjedhje dhe sipas tij PS gënjen kur thotë se është hequr dorë nga Reforma Zgjedhore dhe përdorimi i teknologjisë në zgjedhje. Duke folur nga selia e PD, Bylykbashi u shpreh se PD i mbetet kësaj pike dhe do e koordinojë qëndrimin me të gjithë aleatet e saj dhe LSI.
“PD e ka prioritet absolut teknologjinë në zgjedhje. Është instrumenti më i rëndësishëm që do bënte transparencën e blerjes së votës PS gënjen në këtë formë që kemi hequr dorë nga përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, sepse kërkon të ruajë statusqoune për të përdorur kriminelët që të blejë zgjedhjet PD nuk do e tolerojë heqjen nga prioriteti i votimit elektronik.
Sistemi zgjedhor është në tryezën e komisionit, PD i mbetet kësaj pike dhe do e koordinojë qëndrimin me të gjithë aleatët e saj dhe LSI. Por kjo kërkon konsensus edhe me krahun tjetër. Por duhet trajtuar, pasi t’i japim zgjidhje shitblerjes së zgjedhjeve përpara të cilave dështon çdo sistem dhe do diskutohet. Edhe ndërkombëtarët po e mbështesin votimin elektronik mbi bazën e një pune serioze të ekspertëve ndërkombëtar që të bëhet përpara zgjedhjeve.
Ata thanë se votimi elektronik mund të sjellë ndryshime të dukshme. Pretendimi i PS se jemi tërheq nga votimi online s’është i vërtetë ne kemi kërkuar votim elektronik. Votimi elektronik s’do jetë on linë, por do bëhet në qendrën e votimit që procesi të ketë siguri”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi u shpreh se javës tjetër do të miratohet kalendari dhe votimi elektronik është prioritet. “Jemi në fazën e fundit të planit të punës dhe kalendarit. Kemi përcaktuar që votimi elektronik është prioritet, çdo gjë e thënë nga PS për këtë gjë është gënjeshtër. Javën që vjen të miratojmë kalendarin më pas çdo pengesë është për të bllokuar Reformën Zgjedhore”, tha deputeti i PD.
Mazhoranca dhe opozita janë në diskutim të vazhdueshëm për reformën dhe kjo pranohet nga Bylykbashi, por sipas tij deri tani është diskutuar vëtëm për rrugën që do ndiqet, ndërsa pranoi se pjesë e punës do të jetë dhe diskutimi mbi sistemin. Por për Bylykbashin problemi nuk qëndron këtu. «Këtu është faji i rojtarit, i cili ka çelësin në dorë dhe ju ka hapur portën këtyre elementëve jo përfaqësues në listë», tha Bylykbashi.
Një ndër prioritet kryesore në reformë do të jetë dhe vota e emigrantëve, por Bylykbashi nuk kaloi pa ironi propozimin e mazhorancës për këtë çështje. «Propozimi qesharak, përpiqem të kuptoj sesi Ministria imagjinon që 500 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Itali do të shkonin të votonin vetëm në tre pika, në ambasadë dhe dy konsullata», u shpreh Bylykbashi.

Exit mobile version