Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh gjatë një konference për shtyp, se sot OSBE-ODHIR, cilësoi nul zgjedhjet moniste të Edi Ramës, dhe se Partia Demokratike do të bëjë çështë e mundur që tu sigurojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Mosrespektimi i standardave për zgjedhje demokratike ka detyruar Partinë Demokratike që të marrë një vendim shumë të fortë që të mos futët në zgjedhjet e 30 qershorit më pas të anulluara nga Presidenti.
Zgjedhjet më shumë se për këdo tjetër kanë rëndësi për zgjedhësit, këtë deklaroi sot ODHIR, këtë ka deklaruar dhe ka mbështetur fuqimisht për zgjedhje të ndershme edhe të lira Partia Demokratike.
ODHIR u tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi të bënin zgjedhje të ndershme dhe të lira, me plot mundësi për ata që do i përfaqësojnë
Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul.
ODHIR u tha shqiptarëve se edhe pse nuk patën mundësi për të zgjedhur se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë, pavarësisht kësaj qeveria vendosi të shkojë përpara duke organizuar një farsë më 30 qershor pa marrë për bazë interesin themelor të zgjedhësve që është e drejta për të zgjedhur.
ODHIR deklaroi pa ekuivok dhe tha se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushetuese.
Kapja e polotë e KQZ-së dhe e gjithë komisioneve zgjedhore nga Partia Socialiste, refuzimi i të drejtës së partive opozitare për të patur antarët e tyre në komisionet sipas ODHIR dhunoi Kodin Zgjedhor dhe qëllimin e Kodit me qëllim për të garantuar të drejtat bazë të zgjedhësve.
Kjo është deklarata paraprake më e fortë dhe më e ashpër që ka bërë në 20 vitet e fundit OSBE-ODHIR duke kritikuar rëndë rolin e qeverisë.
Kjo deklaratë e sotme bëri nul përpjekjet e Edi Ramës në organizimin e një farse zgjedhore më 30 qershor.
Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje që është konstatuar në procesin e votimit të datës 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të mundin të zgjedhin me zgjehdje të lira, të ndershme dhe demokratike.