Bylykbashi: PS prej dy javësh rezufon t’i drejtohemi ODIHR. Po shkel marreveshjen e 14 Janarit për procesin konsensual të Reformës Zgjedhore

Bylykbashi: PS prej dy javësh rezufon t’i drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të partive në koalicione. Po shkel marreveshjen e 14 Janarit dhe po dëmton procesin konsensual të Reformës Zgjedhore.
DEKLARATA E OERD BYLYKBASHIT PËRPARA NISJES SË MBEDHJES SË KËSHILLIT POLITIK
Ka më shumë se dy javë që opozita i ka kërkuar si pikë të parë të rendit të ditës të Këshillit Politik që t’i drejtohemi ODIHR-it, për të kërkuar opinionin e tyre ekspert për çështjen që na ndan në mënyrë thelbësore, çështjen e garimit të lirë të partive politike në koalicione, siç janë sot të caktuara në Kodin Zgjedhor, e cila është në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Ka dy javë, më shumë se dy javë, që Partia Socialiste refuzon të dërgojë kërkesën në ODIHR, që është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes së 14 Janarit.
Me këtë veprim, Partia Socialiste po pengon dhe po bllokon Këshillin Politik dhe sigurisht, nëse vazhdon me këtë rrugë, nëse vazhdon edhe sot, këto janë veprime që dëmtojnë thellësisht procesin konsensual të Reformës Zgjedhore, dhe vë në rrezik edhe hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Exit mobile version