Bylykbashi: Shqiptarët do të jenë të survejuar si në kohën e Sigurimit të Shtetit

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, ka folur për propozimin e bërë nga PD për krijimin e një qeverie kujdestare.

Ai u shpreh se qëllimi i një qeverie kur vijnë zgjedhjet është të garantojë neutralitet, ndërsa theksoi se të gjithë qytetarët të kenë mundësi të votojnë partitë që duan.

“Duhet qeveri me integritet moral që të respektojë të drejtat. Rama është gati të shkelë çdo lloj statdardi që të qëndrojë kryeministër. Synohet mbajtja nën kontroll e Policisë së Shtetit, mos guxojë policia të bëjë as militantin as mburojën për kriminelët që mbledhin vota. Ky propozim trajton vetëm këtë pjesë, qasja është më globale. Kemi presion mbi zgjedhësit në administratën publike, pra punonjësit e administratës (zgjedhësit) nuk duhet të kërcënohen. Kërkojmë një qeveri kujdestare që të garantojnë neutralitetin”, tha Bylykbashi.

Më tej ai theksoi se, propozimi do të jetë derisa Shqipëria të hyjë në BE, dhe në këtë periudhë tranzitore të ketë qeveri kujdestare.

“Pavarësisht ngjyrave politike qeveria është kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Çështja është kriteri moral. Parimi mbi të cilën kjo lloj qeveri dhe objektivi që ka: neutraliteti në zbatim të ligjit dhe qeveria të mos prishë procesin zgjedhor duke ushtruar presion”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista

PS ka reaguar duke u shprehur se nuk ekziston mundësia për krijimin e një qeverie tranzitore?
Bylykbashi: Nuk prisja tjetër reagim. Këtë duhet t’ja lëmë procesit politik.

A do të ketë rezultat pozitiv?
Bylykbashi: Kemi mundësinë të bëjmë një qeveri kujdestare që në 300 ditë garanton zgjedhjet dhe më pas i hapet loja politikës. Propozimi ynë ishte i qartë.

Besoni që PS mund ta pranojë deri në fund?
Bylykbashi: Nuk meremi me spekulime, e themi shumë thejshtë që një minsittër i brendhëm i qeverisë kujdestare ndryshon drejtoein e policisë.

Ka takime joformale që nuk i njeh publiku?
Bylykbashi: Jo nuk ka.
Sa i i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve Bylykbashi u shpreh se për sa kohë që propozimet janë në standardin e BE edhe ndërkombëtarët duhet ta mbështesin.

Si e ndaloni blerjen e votës tek i varfëri?
Bylykbashi: Askush nuk pretendon që një fenomen të tillë kriminal ta ç’rrënjosë. Në po flasim për ta goditur. Policia gjyqësore dhe Prokurori mund të ndërhyjnë menjëherë sa po ta zbulojnë.

Gjatë bisedës në studio ish-deputeti i PD, sa i përket vlerësimeve të ndërkombëtarëve për ligjin “Anti KÇK” nuk u shpreh pozitiv duke mos i pranuar qëndrimet e tyre,ndërsa theksoi se me paketën “Anti KÇK” shqiptarët do të jenë të vëzhguar si në kohën e sigurimit të shetit.

“Ligj “Anti KÇK” i jep mundësi policisë që për 6 muaj rresht t’i hyjë në shtëpi çdo shqiptari dhe t’i bëjë presion. Shqiptarët do të jenë të survejuar si në kohën e sigurimit të shtetit. Ky ligj nxjerr nga loja Prokurorinë dhe Gjykatën. Gjykata Kushtetuese është në një shkelje brutale të Kushtetutës dhe të Drejtave të Njeriut”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Komisioni i Venecias i pritur në mënyrë spektakolare nga Presidenti Meta dhe ardhja shumë shpesh në Shqipëri?
Bylykbashi: Kemi ligje që po trondosin themelin e së drejtës dhe shtetit shqiptar. Në më pak se dy vjet kemi 6 kërkesa nga Komisioni i Venecias. Këtij vendi i mungon gardiani i Kushtetutës që është Gjykata Kushtetuese dhe mungesa e saj ka bërë gjykatë Komisionin e Venecias dhe ky është një turp.

Exit mobile version