Nga Lutfi Dervishi
Vërtet kemi shkollat bosh, por burgjet janë plot!
Vërtet kemi shumë korrupsion, por AMA kemi pak të korruptuar!
Vërtet kanë ikur 1 milionë shqiptarë, por mos harroni: kanë ardhur 10 milionë turistë!
Vërtet që nuk kemi mbaruar asnjë rrugë, por kemi 10 vjet që punojmë, inagurojmë e këndojmë!
Vërtet po rritet numri i të sëmurëve, por mjekësinë e kemi falas!
Vërtet po ikin mjekët, por është rritur numri i doktorëve (shkencor)!
Vërtet janë rritur çmimet, por është shtuar bollëku!
Vërtet është ulur vlera e rrogës, por është ulur papunësia!
Vërtet është zbehur pesha e fjalës, por janë shtuar mediat!
Vërtet s’po hyjmë dot në Bashkimin Europian, por refreni vijon: “Në BE në po vemi, kush s’beson borxh s’ja kemi”
Vërtet është rritur ndotja, por kjo vjen ngaqë është bllokuar qarkullimi ajrit nga pemët e shumta!