Çaji që parandalon rritjen e sheqerit në gjak

Tipi 2 i diabetit mund të shpie në komplikime të zemrës, syve, nervave, veshkave dhe këmbëve nëse nuk kontrollohet mirë.Zakonisht përdoren ilaçe në mënyrë që sëmundja të mbahet nën kontroll, por gjithashtu është e rëndësishme të ndiqet një dietë e shëndetshme e cila ka pak sheqer, kalori dhe yndyrë.

Përveç se duhet t’i shmangni të gjitha ushqimet e pashëndetshme, ju mund ta mbani tipin 2 të diabetit nën kontroll edhe duke konsumuar ushqime të cilat ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe rrjedhimisht në nivele të sheqerit në gjak.

Sipas ekspertëve të diabetit, çaji është një prej pijeve e cila u sjell mjaft përfitim pacientëve me tip 2 të diabetit. Ekspertët kanë theksuar se çaji e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, madje edhe e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

Kjo për shkak se llojet e caktuara të çajit përmbajnë mikronutrientë të quajtur polifenole, të cilat e rrisin aktivitetin e insulinës. Polifenolet janët ë mbushura me antioksidantë të cilët mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga inflamacioni dhe kancerogjenët.

Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se shtimi i qumështit në çaj i zvogëlon efektet e mira. Lloji më i mirë i çajit për të ndihmuar në përmirësimin e aktivitetit të insulinës është ai pa qumësht, siç është çaji i zi, çaji i gjelbër dhe çaji oolong.

Një studim i vitit 2009 kishte treguar se konsumimi i tri gotave çaj në ditë mund ta reduktojë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit deri në 40%.

Exit mobile version