Caktohet data e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë do të zgjedhë Kryepeshkopin e ri më 16 mars.

“Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë“, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakKandidati i qarkut të Durrësit Nazmi Shuli: Koalicioni Euroatlantik është zgjidhja e duhur për të siguruar meritokraci në çdo hallkë të shtetit
Artikulli tjetërAdem Gjurra, nacionalisti që u përball me pushtuesit, regjimin komunist të Tiranës dhe Beogradit! Kush e ndihmoi të largohej nga Jugosllavia në Itali e më pas në SHBA