Të martën ardhshme do të mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Mbledhja do të zhvillohet në datën 6 Shkurt, ora 12:30.
Fokus në këtë mbledhje parashikohet të jetë seanca dëgjimore me disa nga organizatat e shoqërisë civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.
Kujtojmë se javën e kaluar, në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore u miratua kalendari i punës.
Mbledhja u zhvillua online pasi deputetët e PD-së në grupimin Berisha-Bardhi bllokuan zhvillimin fizik të saj.