Davide Calabria ka siguruar tifozët e Milanit se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse vijon të qendrojë në spital, për të kryer kontrollet e nevojshme. Mbrojtësi anësor i Milanit u përplas dhunshëm me futbollistin e Chievos, Massimo Gobbi dhe përfundoi në barrela, ku më pas u transportua menjëherë për në spital, me ambulancë.
“Jam mirë dhe shumë shpejt do të jem në dispozicion të Montellës. Për momentin po kryej vetëm disa kontrolle, përpara se t’i bashkohem skuadrës në stërvitje. Ju falënderoj për mesazhet e shumta që më keni dërguar”, shkroi Calabria në llogarinë e tij, në Instagram. Mbrojtësi synon të jetë i gatshëm për Montellën, në sfidën e të shtunës në mbrëmje, ndaj skuadrës së Juventusit.