Futbollisti i Milan, Hakan Calhanoglu reagon kundër Montella-s. “Nga unë prisnin të gjithë shumë, por për fat të keq në fillim nuk arrita dot të shprehem sikurse doja, edhe për shkak të një dëmtimi. Respektoj Montella-n, por në jetën time nuk kisha luajtur kurrë me modulin 3-5-2, skemë e përdorur prej tij. Hasa vështirësi për t’u ambientuar”, u shpreh ai.
“E kundërta ndodhi menjëherë nën drejtimin e Gattuso-s, me të cilin u ndjeva komod. Që kur ka ardhur ai, jam më i motivuar. Më sqaroi se problemet e mia qëndronin në mendjen time dhe jo te këmbët. Më tha që të qetësohesha dhe më motivoi. Tani në fushë arrij të gjej hapësirat e duhura dhe luaj më mirë. Gattuso ishte agresiv si futbollist, kështu që po na transmeton të njëjtën grintë dhe të njëjtin ritëm me të cilin luante”, deklaroi Calhanoglu.