Çantat e Linditës!

Ndërsa studentët protestojnë prej gati një jave kundër tarifave të larta dhe kushtet e vështira në konvikte para Ministrisë së Arsimit, vetë drejtuesja e këtij dikasteri, Lindita Nikolla duket se nuk ia kursen vetes luksin dhe veshjet e shtrenjta.
Edhe pse larg realitetit të pagave dhe standardit të jetesës në Shqipëri, Lindita Nikolla vishet firmato në daljet e saj në publik.
Siç duket edhe nga fotot, vetëm një nga çantat e ministres e firmës ‘Dior’ kushton 5100 dollarë, ndërsa publikisht dihet që paga e një ministre është 170 mijë lekë të reja.
Megjithatë, në gardërobën e ministres nuk ka mjaftuar vetëm një çantë e tillë luksi. Ajo është parë edhe me një tjetër të llojit ‘Fendi Medium Flower’, e cila kushton jo pak por 3550 dollarë.

protesta7

Artikulli paraprakPresidenti Trump mbështet protestat në Francë për ulje taksash, revolta plas edhe në Shqipëri
Artikulli tjetërRama tmerrohet nga protesta e studentëve, urdhëron bllokimin e gjimnazistëve!