Pas goleadës në ndeshjen e parë të luajtur në Portugali, Liverpool ka ruajtur energjitë në ndeshjen e kthimit ndaj Porto-s teksa ndeshja në “Anfield” ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Ashtu siç pritej, ndeshja nuk kishte asnjë histori dhe dukej më tepër si një ndeshje stërvitore mes dy skuadrave sesa një ndeshje e fazës së nokautit në Champions League. Gjithsesi, rastet për të shënuar nuk munguan nga të dyja skuadrat. Sadio Mane kishte dy mundësi të mira në pjesën e parë, por u tregua i pasaktë. Pas pushimit ishte Firmino ai që kishte një mundësi të mirë. Në fund të takimit Iker Casillas, i cili me shumë mundësi luajti ndeshjen e fundit në Champions League, bëri një pritje fantastike ndaj Danny Ings duke ruajtur rrjetën e tij të paprekur. Liverpool kalon në çerekfinale ashtu siç ishte parashikuar.
Kryesore
Continue to the category“Largimi i të rinjve nga vendi, pasojë e mungesës së meritokracisë”,...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se largimi masiv i të rinjve nga vendi është pasojë e mungesës së meritokracisë, korrupsionit dhe...