Cavani drejt largimit

PARIS, FRANCE - SEPTEMBER 13: Edinson Cavani of PSG looks on while Arsenal players celebrate their goal during the UEFA Champions League group phase match between Paris Saint-Germain and Arsenal FC at Parc des Princes on September 13, 2016 in Paris, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

E ardhmja e Edinson Cavani larg Paris Saint Germain. Konflikti mes sulmuesit urguaian dhe Neymar, po kalon përmasat e një debati të zakonshëm. Tashmë çështja ka kaluar në aspektin personal. Cavani ka një kontratë me klubin parizien që skadon më 2020, por ndoshta bashkëpunimi mes palëve do të ndërpritet shumë më herët se afatet e parashikuara. 9 gola të realizuar në 8 takime nuk i mjaftojnë “El Matadorit” për qenë një element i vlerësuar nga drejtuesit e skuadrës, sepse ardhja e Neymar e ka eklipsuar totalisht sulmuesin.
Madje, drejtuesit e klubit parizien po mendojnë largimin e Cavanit dhe ndoshta një gjë e tillë mund të ndodhë që në merkaton e janarit. Është drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique, ai që ka marrë një vendim të tillë. Në fakt, ky vendim ka bërë të dalin në skenë dhe kandidatët e parë që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e El Matador. Në Spanjë është Reali i Madridit. Formimi i dyshes Cavani-Ronaldo do të kënaqte jo pak tifozët madrilen, por edhe vetë teknikun Zidane.
Në Angli, tre janë pretendentët, Chelsea, Everton dhe Man.United. Transferimi tek Bayerni i Mynihut është një tjetër opsion i mundshëm, gjithmonë nëse në janar nga radhët e bavarezëve do të largohet bomberi polak, Robert Leëandoëski. Napoli gjithashtu e dëshiron rikthimin e Cavanit, i cili gjatë kohës kur aktivizohej tek ekipi jugor arriti të realizonte 104 gola në 138 takime. Paga që përfiton momentalisht sulmuesi tek PSG është 12 milionë euro në sezon, por situata aspak e mirë që po kalon, e detyron 29-vjeçarin të pranojë reduktimin e shumës, vetëm për të nisur një aventurë të re larg Francës.
Paris Saint-Germain është gati të mposhtë Manchester City, në garën për të firmosur me Alexis Sanchez të Arsenal-it. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shikohet si favorite për të marrë kartonin e kilianit verën e ardhshme, megjithatë klubi parizien nuk mendon të dorëzohet. PSG mendon t’i ofrojë një pagë të frikshme Sanchez për ta bindur të transferohet në “Parc des Princes”.

Exit mobile version