Gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku në një postim në rrjetet sociale i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për rastin e të miturit Alvin Berisha, të mbetur në kampin sirian.
“Pas 5 vitesh pa e parë, Afrimi u detyrua që ta linte sërish të birin e tij në mes të luftës, pasi shteti shqiptar nuk bëri asgjë për të ndihmuar qytetarët e tij”, thotë gazetari që bëri reportazhin për një nga emisionet më të ndjekura në Itali.
Postimi i plotë:
Dy vjet me pare kur realizuam bashke me Alice Martinelli reportazhin e femijeve te kromit ne Bulqize, doli dhe na akuzoi per manipulues.
Sot pasi te gjithe shqiptare e italiane degjuan ambasadorin e tij te premtoje se do sillte Alvinin ne shtepi, doli me kasavet te madh te na sqaroje se ky nuk eshte problem ambasadoresh.
Se emisioni paska lene te kuptohet se dergimi i djalit ne shtepi qenka ceshtje vullneti i ambasadorin Turqi. Ne realitet emisioni ka faktuar se ambasadori ka premtuar dhe me pas eshte terhequr.
Per kete ne si emision jemi te kujdesshem te dokumentojme gjithçka. Prandaj pasi te kaloje kjo euforia anti-Makron do te verifikojme se bashku nese kishim te benim me perceptim tonin per vullnetin e ambasadorit, apo vertete nje angazhim te tij institucional te nderprere befasisht dhe çuditshem nga kushedi çfare presioni kryeministror.
“La carta, canta”, thote italiani. Kete se bejme per te bindur te nderuarin Kryeminister e as per ta lutur më qe te sjelle ne shtepi Alvinin dhe femijet e tjere qe jane atje.
E bejme per te qene korrekt me dhjetra mijera shqiptaret qe nga mbreme jane befasuar por edhe zemeruar me papergjegjshmerine e nje qeverie qe qan si lugat per te hyre ne Europe por se derdh nje pike loti per femijet e saj rrugeve te Sirise.
Historia e trishte e Alvinit:
Historia e 11-vjeçarit Alvin Berisha, i cili mbahet prej 5 vitesh në kampet e ISIS-it është rënqethëse dhe kalon kufijtë e imagjinatës. 6-vjeçari u mor nga e ëma e tij, një praktikante myslimane dhe u larguan drejt Sirisë, për t’u bërë pjesë e ISIS, duke braktisur pjesën tjetër të familjes në Itali.
Vite më vonë e ëma do të vdiste, pas një shpërthimi dhe pas kësaj vogëlushit i duhet që të përballojë i vetëm realitetin mizor që ofron Siria, me luftime të ashpra nga të gjitha anët.
Pas përpjekjeve të të atit të tij dhe emisionit italian Le Iene vogëlushi u gjet në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS, por që fatkeqësisht nuk mund të shpëtohej prej aty.
Shkak për këtë është bërë mungesa e një përfaqësuesi të ambasadës shqiptare në Siri, që të mund të firmoste garancinë për largimin e tij.
Përpjekjet e babait Afrim Berisha, morën fund në momentin që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli iu mbylli telefonin gazetarëve italianë, duke thënë se nuk mund të bënte asgjë për ta, pavarësisht se në fillim i kishte garantuar ndihmën.
Pas 5 vitesh pa e parë, Afrimi u detyrua që ta linte sërish të birin e tij në mes të luftës, pasi shteti shqiptar nuk bëri asgjë për të ndihmuar qytetarët e tij.