Bisedë me aktivisten e njohur Beneta Shena
Benta Shena, një nga pjesëmarrëset e para në Levizjen Demokratike të Shqipërisë është një ndër femrat e rralla dhe të pakta, që për asnjë moment nuk u nda nga demostrimi i idealeve demokratike të saj.
Nuk e bëri këtë akt sa patriotik aq dhe qytetar për të terhequr vëmendjen e askujt, se për këtë mund të gjente mundësi të tjera, por të njderit e lirisë së munguar e shtyri vazhdimisht të demostronte, kundër cdo padrejtësie dhe autoritarizmi që që e pengonte në punën e saj.
Njëzet e nëndë vite pjesëmarrëse në të gjitha demostratat antikomuniste!
Një numër i madh vitesh duke u përballur me një lloj përsekutimi edhe në kohën demokratike, pasi i duhej të punonte për të jetuar.
“Po ku të lënë këta të kuqtë, thotë Beneta disi krenare. Të gjurmojnë ku të jeshë, por unë as të parët e mi s’janë nëpërkembur kurrë. Vitin që vjen, përfundon si me shaka, do festoj 30 vjetorin e pjesëmarrjes në demostrata”.
Atëhere Beneta, së pari, prej nga vjen emri juaj disi i veçantë, pak biografi të lutem për lexuesit, që u kanë parë shpesh edhe në faqet e shtypit tonë demokratik?
Kam lindur në qytetin e Korçës më 5 Prill 1970. Qyteti atë ditë zbardhte nga dëbora. Emrin e kam nga kumbari im, burri i tezes time, doktori i përkushtuar i banorëve të këtij qyteti z.Mitro Tasho.
Beneta është shkurtim i “Benedetta” (e bekuar). Kuptohet emri Benedetta nuk mund të rregjistrohesh në rregjistrin e gjendjes civile, pasi konsiderohesh emër “i ndaluar” për Shqipërinë komuniste të asaj kohe, kështu që doktor Tasho “u kujdes” që emri të merrte trajtë të pranueshme për nënpunësit e zyrës së rregjistrimit në atë qytet.
Kam lindur në Korçë, fëmija i parë i prindërve të mi, por fëmijërinë dhe adoleshencën e kam jetuar në qytetin e Librazhdit, qytet ku punonin dhe prindërit e mi, babai Rexhep Lika, ushatrak karriere dhe nëna Dhurata Halili(Lika) nënpunëse.
Pak biografi të të parëve të mi që kanë ndikuar jo pak, në formimin tim edukativ, shoqëror dhe arsimor.
[Gjyshi im nga nëna, Arif Halili, ka lindur në Selanik në vitin 1914 dhe ka ardhur në Shqipëri në vitin 1923 në moshën 9 vjeçare, duke u vendosur në qytetin e Elbasanit dhe është rritur në familjen e beut të këtij qyteti Haxhi Kulla. Ka ndjekur e përfunduar studimet në normalen e Elbasanit deri në vitin 1940 gjatë të cilës është njohur me gjyshen time Xhevrije Bici (Halili), nxënëse në këtë shkolle të njohur në atë kohë në Shqipëri. Pas përfundimit të Normales të dy u vendosën në qytetin e Librazhdit dhe hapën një dyqan të vogël shërbimesh për komunitetin e vogël të atij qyteti. Por menjëherë pas ardhjes në pushtet të rregjimit komunist në vitin 1944 gjithshka ju sekuestrua.]
Kam marrë dukshëm butësinë e një nëne prej gjyshes time të ndjerën Xhevrije, vendosmërinë dhe besimin në të drejtën prej babait tim Rexhep Lika, durimin për gjithshka në jetë prej nënës time Dhurata dhe edukimin e formimin intelektual të gjyshit Arif.
Jam pak nga të gjithë që ndikuan në hapat e para të jetës sime dhe formuan karakterin e Benetës që jam sot dhe sigurisht si fëmija i parë “pak e përkëdhelur” dhe çapkëne.
Për këtë të fundit kujtoj me nostalgji çaste që sot më bëjnë akoma të qesh.
Kur vdiq diktatori Enver Hoxha në 1985, pak prej adoleshencës së moshës dhe pak prej të qënurit çapkëne kam bërë të qeshë klasën për disa minuta.
Në fillim të vitit 1989 jam njohur me bashkshortin tim Lulzim Shena, banues në Tiranë ai një student i shkëlqyer në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit që padyshim reflektoi te unë botën e tij si dhe kuptimin tim mbi realitetin e shoqërisë së asaj kohe.
Me bashkshortin tim kam dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, të dy ndjekin arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, vajza për Inxhinieri Mjedisi dhe djali për Gazetari.
Rinia dhe shkollimi, dy paralelizma te gjithëkujt, si ecen në jetën tuaj?
Rinia ime ka qënë e mbushur me aktivitete të ndryshme artistike dhe sportive. Formimi kulturor, rrjedhoje e ambjentit familjar dhe shoqëror që më rrethonte, mundësitë që mu dhanë në jetë, falë dhe pasionit tim për sportin, letërsinë, muzikën dhe artin nuk më linin kohe bosh.
Gjate viteve te shkolles se mesme jam aktivizuar dhe si volejbolliste e ekipit te Sopotit.
Paralel me shkollën ndiqja dhe aktivizohesha në Pallatin e Kulturës së qytetit në shfaqjet artistike që organizoheshin si recituese, këngëtare apo prezantuese. Muzika më ka pëlqyer gjithmonë dhe vazhdon të më ndjekë dhe sot po ai pasion.
Mbresat tuaja nga ajo moshë, shoqëria dhe miqësia?
Mbresat, kujtimet për ato vite janë të shumta dhe të mrekullueshme. Shoqëri e çiltër, miqësi të forta që vazhdojnë dhe sot falë mundësive që sot paraqiten prej lëvizjes pa viza apo teknologjisë dhe rrjeteve sociale.
Miq dhe mikesha që sot, ashtu si dhe unë kanë krijuar familjet dhe jetojnë e punojne këtu apo kudo në botë, me profesione apo aktivitete të ndryshme e që kur na jepet mundësia të takohemi rastësisht apo takime të programuara, kujtojmë me mall çdo çast të atyre ditëve.
Gjithmone kur kthehem pas ne kohe dhe hedh vështrimin në ato vite, kuptoj që në thelb ishim të gjithë njësoj, të rinj pafajshëm, të rinj që ëndërronim fshehurazi sepse kish gjithmone nje limit dhe për ëndërrat, që argëtoheshim të kontrolluar sepse s’duhesh kaluar caku qe te etiketonte “borgjez”, të rinjë që jetonin brënda një “burgu të madh” të mbushur me burgje të vogla politike.
Kujtoj çaste të bukura brënda atyre mundësive që koha sistemi I atëhershëm na mundësonte.
Kujtoj si më të rëndësishëm shfaqjen e organizuar në vitin 1989 për nder të artistit dhe këngëtarit të mrekullueshëm z.Sherif Merdani, që sapo ishte liruar nga birucat e diktaturës ku vuajti dënimin në burgun famëkeq të Spaçit. Aktiviteti u organizua për nder të tij nga intelektualët artdashës të këtij qyteti pasi z.Merdani në një nga fshatrat e këtij qyteti kishte dhënë mësim muzike pas dënimit që ai mori në Festivalin e 11 të RTSH, ku dhe ishte arrestuar e dënuar me nenin famëkeq 55 për agjitacion e propagandë.
Formimi i përsonalitetit, mendoni se ishte për pasojë të këmbënguljes tuaj?
Personaliteti i çdo njeriu per mendimin tim formohet dita ditës dhe është produkt i padiskutueshëm i ndikimit të familjes, shoqërisë dhe kohës apo ngjarjeve që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tënde.
Tek unë ndikuan të trija, hera-herës ngadalë dhe hera-herës vrullshëm.
Njohja bashkshortin tim në fillim te vitit 1989, bisedat mes nesh, unë e rritur në një familje nënpunësish dhe ai rritur në një familje të thjeshtë punëtore, banues në një nga zonat më të varfra të qytetit të Tiranës, me personalitet te forte dhe kembngulës, sollën një ndryshim të madh të kuptimit tim për kohën ku jetonim dhe skish si të ndodhte ndryshe dhe në personalitetin tim.
Sigurisht këta faktore ndikuan rrenjesisht në personalitetin tim, por natyrshëm ishte këmbngulja ajo që i dha jetë forcës së personalitetit brënda meje, këmbngulja për të dhënë dhe marrë me të mirën në çdo çast të jetës, të cilën jam munduar ta përcjellë dhe te fëmijët e mi.
Jeni psikologe, do desha të dija a ka një cak moshor për formimin e njeriut?
Si psikologe dhe sot si nënë, grua apo shoqe, them me bindje se cak moshor per formimin e njeriut nuk ka. E them kete sepse gjatë gjithe jetës cdokush kalon dhe perjeton ngjarje dhe peripeci të shumta të cilat kërkojnë të marrësh vendime të rëndësishme dhe deçizive për jetën dhe familjen tënde. Këto vendime kërkojnë një formim i cili duhet ti përgjigjet kërkesave të kohës dhe realitetit ku jeton.
Sa është roli i familjes në përcaktimin e përsonalitetit dhe, përafërsisht kur fillon ta ndjej njeriu veten si një përson me rëndësi?
Roli i familjes është një nga shumë arsyet që përmënda më sipër në përcaktimin e personalitetit, por është nga më të rëndësishmit për faktin se me familjen kalon gjithë jetën tënde.
Familja e Benetes
Çdo njeri e ndjen vehten një person me rëndësi kur i duhet të marrë vendime të rëndësishme në jetën e tij. Dhe kjo ndodh vetëm atëhere kur kupton që je plotësisht i aftë të zgjidhësh pozitivisht ato, apo të mbash mbi supe pasojet negative prej këtyre vendimeve. Vetëm atëherë mund të thuash që je i rëndësishëm në rradhë të parë për vehten dhe pastaj për të tjerët.
Studimet tuaja dhe arritjet, ia dedikoni dikujt apo vetes?
Gjithshka që kam arritur ja dedikoj FAMILJES.
Pothuaj të gjitha gjërat janë të përkohëshme, familja është e përhershme.Ajo eshte dhe do mbetet kollona ku mbeshtetemi te gjithe sa here ndjehemi te pafuqishem !
A ishin ëndrrat dhe prirjet tuaja zgjedhja e studimeve?
Zgjedhja e studimeve fillimisht pas shkolles së mesme JO.
Enderra dhe prirjet e mia ishin letersia, arti dhe muzika.
Por diktatura programonte nenpunesit si rrjedhoje per ty vendosnin te tjeret.
Ti kishe vetem te drejte te thoje cfare desheroje por asnje mundesi te vendosje.
Zgjodha dhe vendosa të ndjek studimet per Psikologji në vitin 2008, pra kur isha 37 vjeçe, profesion qe e kam sot dhe do ta kryeja me kenaqësi dhe pasion ne cdo moment.
Në fillimet e Levizjeve Demokratike ju keni qënë njëzetvjeçare. Si e përfytyronit Ju demokracinë? Kush ishte përsoni që u nxiti të angazhoheshit në këtë Levizje? A keni një model të një lideri karizmatik, që doni t’i ngjani, ose që mendoni se i nevoitet masave?
Periudha e njohjes me bashkshortin tim perkon me ngjarjen më të rëndësishme në Shqipërinë e asaj kohe, Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, që solli dhe rrëzimin e diktaturës dhe të dy ishim pjesë aktive e kësaj lëvizje.
Askush nuk më nxiti, aq më shumë bashkëshorti im. Ishte ndjenja e lirisë që më përfshiu dhe mua si gjithë shqiptarët e që filloi nga ne studentet.
“E duam Shqiperine si gjithe Europa” ishte thirrja qe ushtonte ne sheshin Demokracia dhe ne thelb Europa ishte perfytyrimi i pare per mua se c’eshte demokracia.
Liria e fjales, liria e veprimit, liria e mendimit, liria e zgjedhjes dhe e perzgjedhjes ishin perfytyrimi im i pare per Demokracinë. Për mua Demokracia ishte vetë LIRIA.
Modeli i liderit karizmatik , Sali Berisha në Shqipëri dhe Ibrahim Rrugova ne Kosove.
Model i liderit qe dua ti ngjaj dhe qe mendoj se i duhet masave John Friserald Kenedy.
Në të gjitha rastet dhe vitet pas 90-tes jeni parë në këto levizje, por së fundi nga shkurti i këti viti e këndej, keni pasë rastin të përballeshit dhe me një fenomen tjetër, gazin lotsjellës dhe sjelljen deri diku të dhunshem të policisë shqiptare. Çfarë mund të thoni për këtë? Si e mendon zgjidhjen Beneta! Si mund të bëhët qellimi juaj i kuptueshëm dhe i përkrahshëm nga masa të shumta popullore. Mendoni se përkrahja është dhe votë kur të jetë puna.
Siç dhe ju e keni vënë re pas 26 Shkurti Opozita Shqiptare ka organizuar një serë protestash, më saktë 10 të tilla kombetare dhe disa te tjera lokale. Kam marre pjese ne te gjitha protestat pasi sot ne Shqiperi po qeveris nje bande që ka ardhur ne pushtet me votat e krimit dhe droges dhe po perdor te gjitha mjetet per ta mbajtur me dhune pushtetin, po perdor kunder popullit opozitar qe sot eshte shumica, FNSH dhe Policinë, po përdor gazin lotsjellës dhe sprajtin kunder çdokujt që del në protestë.
Nuk pyesin për moshë apo gjini, thjesht duan të na helmojnë e të na marrin frymën që të ulim kokën dhe të friksohemi.
Kjo bande në pushtet po varfëron çdo ditë shqiptaret duke pasuruar vetëm një grusht oligarkësh të kapur në përgjime me zë dhe figurë neë krim, vjedhje dhe korrupsion.
Zgjedhjet e Lira dhe të ndershme janë zgjidhja e vetme por pa kete Kryeminister qe vjedh dhe kur konkuron i vetem, nje kleptoman votash tipik, cinik dhe i papergjegjshem. 85% e Shqiptareve ne votimet e thirrura prej tij dhe Sektit qe perfaqeson ne 30 Qershor e abandonoi, i tha JO dikatures.
Takimet me te gjithe ata qe vuajne pasojat e ketij rregjimi oligarkesh te pangopshem dhe sqarimi per pasojat nese heshtim sot, denoncimi i vazhdueshem ne media e takime me njerzit e thjesht e te vertetave te kesaj qeverie te lidhur me krimin e drogen, denoncimi i korrupsionit, perballja me rregjimin pa kthim, vetem keshtu do arrijme te bindim masat popullore dhe cdokend qe sot vuan.
Jo çdo perkrahje perkthehet ne vote.
E rendesishme eshte qe eshte mbeshtetje dhe zgjim kunder se keqjes qe po na merr frymen.
Jam nënë që me durim dhe perkushtim i kam falur vetëm dashuri fëmijëve të mi dhe i kam kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë në jetë.
Të njëjtën gjë u kësilloj nënave të sotme. Durim, Përkushtim dhe Pasion për fëmijët tuaj.
Ato janë pasqyra dhe refleksioni I gjithshka tuajës.
Urime Beneta në realizimin e ëndrrave Tuaja!
Bisedoi: Pjetër Jaku, Korrik 2019