Përfaqësuesi i CDU-së gjermane, Hans-Joachim Falenski, në takimin ku u diksutua programi elektoral, vlerësoi ofertën e Koalicionit Euroatlantik si një plan realist, të zbatueshëm dhe të përqendruar tek qytetari, zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian.
Sipas tij, programi nuk përmban premtime boshe, por flet për atë që shqiptarët mund të arrijnë me forcat e tyre dhe me mbështetjen e partnerëve të Bashkimit Europian.
“Programi juaj ekonomik i qaset në mënyrë realiste masave të nevojshme që Shqipëria ka nevojë për të siguruar një të ardhme më të mirë. Ai është realist dhe ka planin më të mirë për ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit,” – u shpreh Falenski.
Pjesë nga fjala e Falenski:
Programi juaj ekonomik i qaset në mënyrë realiste masave të nevojshme që Shqipëria ka nevojë për te siguruar një të ardhme më të mirë. Është një program që nuk shpreh ëndrra dëshirash apo premtime bosh. Ai flet vetëm për atë që shqiptarët mund ta arrijnë vetë me energji dhe vullnet. Dhe ai flet vetëm për atë që Shqipëria mund të arrijë me mbështetje nga partnerët e saj të BE-së. Sepse ata po presin që forca moderne, që mendojnë dhe veprojnë evropianisht, si Koalicioni EuroAtlantik, të marrin timonin në duar, të ndalojnë rënien dhe të vendosin bazat për një rimëkëmbje ekonomike!
Për këtë, ky program është baza e duhur: është realist. Ka planin më të mirë për ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit!
Lulzim Basha dhe ju, vendosni prioritetet e duhura për një integrim më të shpejtë në BE!
Pa një luftë të suksesshme kundër korrupsionit, nuk do të ketë ekonomi konkurruese! Pa një ekonomi konkurruese, nuk do të ketë fund të negociatave të anëtarësimit! Dhe pa të dyja, nuk do të mund të ketë anëtarësim në BE!
Përmes programit tuaj zgjedhor, qytetarët dinë:
Kush voton Koalicionin EuroAtlantik, voton për një të ardhme më të mirë për veten dhe vendin e tij dhe, kështu, për një anëtarësim më të shpejtë të Shqipërisë në BE!
Kush nuk ju voton, duhet ta dijë se po shkatërron mundësitë e tij për të ardhmen!