Ceballos tek Real Madrid?

Talenti spanjoll, Dani Ceballos, i cili kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje me Los Blancos, ka bërë të ditur se pas Evropianit do të vendos për të ardhmen. Ceballos është kualifikuar me Spanjën U-21 në finale të kampionatit evropian, ku do të përballet me Gjermaninë. “A jeni i vetëdijshëm se ju pret një verë shumë e nxënë, duke parë që lidheni fuqishëm me një klub si Real Madridi? Jam i vetëdijshëm për atë që do të ndodhë pas evropianit”, tha fillimisht Ceballos.
“Do të flas me trajnerin Setién, i cili më tha se dëshiron të bisedoj personalisht me mua dhe më pas do të vendosim për të ardhmen së bashku me familjen dhe njerëzit që më përfaqësojnë. Do të vendos ku të luajë sezonin e ardhshëm”, është përgjigjur më tej Ceballos në një intervistë për “Marca”.
Real Madridi është duke menduar për të ardhmen. Real Madridi ka ndryshuar politikën. Nëse dikur Los Blancos transferonin yje botërore për çmime marramendëse, sot po ndodh e kundërta.
Duke mos anashkaluar edhe blerjet e mëdha, Reali po mendon më shumë për të rinjtë, që dëshiron të ndërtojë një skuadër të fuqishme për të ardhmen.
Duke parë që valleja e Llorente do të rikthehen nga huazimi dhe blerja eventuale e Ceballos, Reali do të bënte një skuadër të fortë me lojtarë vetëm spanjoll. Reali ka pasur më së shumti spanjoll në ekip në sezonin 2004/05 -13: Casillas, Míchel, Helguera, Pavón, Raúl Bravo, Celades, Borja, Guti, Raúl, Portillo, Morientes, César y Mejía.
Në sezonin e ardhshëm, Reali pritet t’i ketë 11 spanjollë në ekip, për herë të fundit kaq lojtarë kishte në 2006/’07 dhe 2-13/14.

Exit mobile version