Ceka: Kudo që kthehesh sheh monstra nga kjo shkollë e Rilindjes që kanë ardhur vetëm për të grabitur

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka e konsideron vendimin e Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, si një lajm të keq por që sipas tij nuk ishte i papritur.

Ceka foli gjatë një interviste në Fax News për këtë vendim dhe arsyet që e sollën, situatën politike në vend, misionin ndërkombëtar në Shqipëri ku nuk la pa përmendur edhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt.

Lidhur me temën e rolit të ndërkombëtarëve në vend, Ceka u shpreh tepër i drejtëpërdrejtë duke argumentuar se pjesmarrja e përfaqësuesit të OSBE-së në një tavolinë me kriminelët e blerjes së votës sipas tij në të njëjtën tryezë të Reformës Zgjedhore, është një mesazh sipas ish-diplomatit që tregon një neglizhencë të BE-së.

“Nuk është emigracioni që shikohet nga Europa si diçka negative, natyrisht që përgjegjësia kryesore vjen për shkak të keq qeverisjes së vendit. Azilkërkuesit në Francë nuk shkojnë vetëm për një jetë më të mirë. Një ndërkombëtar është ambasadori i OSBE dhe bën dy gjëra pas të cilave nuk duhet të qëndronte në Shqipëri. Shkon e ulet në të nëjtën tryezë me kryebanditin e vjedhjes së votave në Dibër, dhe ky është mesazh nga Gjermani jo nga Franca se sa të jetë OSBE në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira. Ndërsa çështja tjetër është ajo e ngritjes së gishtit ndaj protestuesve, që dikush tha “Rama ik”. Po ç’punë ka ky me Ramën, pse e shqetësoi kjo? Ishte një sjellje e turpshme dhe rrugaqërore. Duhet krijuar një kufi i qartë me ndërkombëtarët, ata janë nga ana tjetër, në jemi në vendin tonë”, tha Ceka

A duhet të bëjë të njëjtën gjë Rama me Zaevin?

Ceka: Unë them ta lëmë Ramën në rrugën e tij që është e pa shpresë. Po krijohet një klasë e re politike në Ballkan. Në Kosovë nuk kemi vetëm një njeri, por kemi një grup, që nuk janë të gjithë të rinj në moshë por janë mbi 40-vjeç, sa ç’ishte ky kur erdhi në pushtet por eci mbrapsht si gaforrja dhe Zaev është përsëri si Albin Kurti se është njeri civil që din të lëshojë dhe din të tërhiqet, e këtë e tregoi me vendimin për ndryshimin e emrit dhe e mbajti fjalën pavarësisht të gjithave.

Kjo është një kulturë tjetër që s’ka lidhje me këtë (Ramën), dhe unë shpresoj se i vetmi që mund të reflektojë në këtë drejtim, është ai që mund të vijë ose ajo që mund të vijë nga opozita, pavarësisht se nuk ka shenja të qarta.

Sipas ish-diplomatit, Presidenti i Francës kërkon një Ballkan të stabilizuar dhe Europian, ndërsa Serbinë e silësonë si agjente ruse. Ceka thekson se Maji është afër për të marrë një përgjigje pozitive, por nëse nuk do të punohet me kushtet e parashtruara, një vendim pozitiv do të jetë shumë i largët.

“Macron kërkon me patjetër një Ballkan Europian. Kërkon zona të stabilizuara dhe këto janë Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria pasi Serbia do të jetë gjithmonë një agjente e Rusisë.

Të mos zemërohemi me këtë punë dhe të ulemi të bëjmë detyrat e vërteta të shpisë se nuk është vetëm Reforma në Drejtësi. Kush tha që po bëhet edhe kjo se ndërtimi i gjykatave është bërë lesh e li, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk Funskionojnë. Ka reforma të tjera që është ajo e shkollave, e reformimit të partive politike, se ti sot nuk fut dot një mësues pa shkollë të lartë dhe ti e bën deputet. Partitë politike janë inkupadori ku lind korrupsioni në Shqipëri. Kudo që kthehesh sheh mostra nga kjo shkollë e Rilindjes që kanë ardhur vetëm për të grabitur.

Kjo nuk është mbetje në klasë, ky është një provim që duhet përsëritur dhe besoj se nuk është larg Maj. Ata mendojnë se nëse ne deri në Maj nuk kemi mbaruar disa reforma, nuk kanë dalë para disa gjykatave ata që kanë shpërdoruar pushtetin, është e kotë kjo punë. Ndryshe nuk ka as Maj, do ketë 2021 do ketë 2041. Nuk kemi gjë në vijë derisa një brez i ri të ndërmarrë një program dhe të mos mendojë vetëm për të ikur”, tha Ceka në Fax News.

Artikulli paraprakShpërthen Neritan Ceka: Kemi një popull që nuk reagon me atë që po ndodh…
Artikulli tjetërAksident në autostradën Tiranë-Elbasan, humb jetën drejtuesi i mjetit