Biznesmeni Arbër Çekaj, kompania e të cilit kishte porositur një kontenier me banane, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë ka kërkuar azil politike në Gjermani. Kërkesa për azil është bërë gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Essaielit.
Arbër Çekaj u arrestua në 4 maj të 2018 dhe më pas nisën procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria më 27 shkurt 2018, vetëm 24 orë para kapjes në Durrës të kontenierit të porositur nga kompania e tij “Arbri Garden”, ku u gjetën 613 kg kokainë.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, biznesmeni ka ndërruar të paktën dy banesa.
Pas kapjes së kokainës në banane në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, u arrestuan shoferi i kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën.
Ata janë lënë nga gjykata në masën “arrest me burg”, masë të cilën e kanë ankimuar edhe në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.
Ndërkohë, dyshohet se pas 613 kilogramë kokainë të kapur në Durrës qëndron Gjushi me bandën e Avdylajve.