Çekiçi shënon, por NK Lokomotiva mposhtet

Endri Çekiçi ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit kroat. Mesfushori i Kombëtares Shpresa realizoi në humbjen 3-1 që Lokomotiva e Zagrebit pësoi në fushën e Inter Zapresiç. Me një ekzekutim perfekt nga goditje dënimi, Çekiçi i dha avantazhit ekipit nga kryeqyteti pas vetëm 11 minutave lojë. Megjithatë, rrjeta nuk e ndihmoi Lokomotivën që të evitonte humbjen dhe të vijonte ecurinë pozitive. Vendasit përmbysën gjithçka në harkun e 3 minutave. Në të 22-ën Nestorovski barazoi me 11 metërsh, ndërsa pas tij ishte Marko Cosic që i dha avantazhin të tijve.
Në fundin e lojës, Glavina realizoi edhe golin e fitores 3-1 për Inter Zapresiç. Me rrjetën e realizuar në këtë sfidë, Endri Çekiçi ngjitet në kuotën e 3 golave në kampionatin kroat. Në fushë për Lokomotivën e Zagrebit, titullarë ishin edhe dy kuqezinjtë e tjerë, mbrojtësi Herdi Prenga dhe mesfushori Eros Grezda.

Exit mobile version