Celibashi: Kanë nisur hetimet për zgjedhjet, falsifikim dhe votim më shumë se një herë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka postuar në rrjetin e tij social Twitter, ku ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për manipulimet zgjedhore dhe gjithashtu ka informuar se janë bërë 10 kërkesa për informacion nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve të Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës, Pukës dhe Elbasanit.

“Për zgjedhjet e 25 Prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.

Për zgjedhjet 25 Prill 2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar….

Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet 25 Prill 2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, shkruan ai.

Artikulli paraprakDrejtues të administratës në Durrës që janë denoncuar në SPAK për krime zgjedhore, po numërojnë votat në KQZ
Artikulli tjetërKarteli shqiptaro-kolumbian i drogës, Habilajt i del emri në përgjime: 10% të fitimeve në Shqipëri i merr shteti!