PSV Eindhoven largohet përfundimisht nga beteja e titullit kampion. Skuadra e Phili Cocu barazoi 2-2 në transfertën e Twentes, duke qëndruar në 7 pikë diferencën me vendin e parë ku qëndron Feynoord. Ishte Unal që në minutën e 7 kaloi vendasit në avantazh pas asistit të sulmuesit Bersant Celina. Locadia barazoi rezultatin 10 minuta më pas, duke rikthyer në lojë skuadrëm kampione. Në fillim të pjesës së dytë, Moreno gjeti golin e avantazhit të PSV, duke krijuar iluzionin se skuadra mike do të arrinte të dilte me 3 pikë nga kjo transfertë, por në minutën e 2 shtesë, Celina shënoi golin e katërt të ndeshjes, duke shuar përfundimisht shpresat e Cocu dhe skuadrës së tij për të kërkuar titullin e dytë rresht.
Kryesore
Continue to the category150 arkitektë në Tiranë? Asgjë më shumë se spektakli i radhës...
Nga Doriana Musai
150 arkitektë në Tiranë? E kujt i plasi.
Sot Tirana u gdhi me një lajm triumfues: kanë ardhur 150 arkitektë “më të famshëm...