Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës.
Ai është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia dhe është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.
Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj.
Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.
Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.
Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak.
Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia.
Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.
Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion.
Ndryshimet e nevojshme në ushqyerje për uljen e kolesterolit të keq
Ekspertët thonë se ushqyerja ka një ndikim kryesor në nivelet e kolesterolit.
Sipas tyre, njeriu mund të bëjë disa ndryshime në ushqyerje për të ulur nivelet e tij.
Në këto ndryshime përfshihen: kufizimi i yndyrnave të ngopura (mishi i kuq) dhe shmangia sa më shumë i yndyrnave trans.
Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë më shumë proteinë hirre që gjendet tek qumështi i lopës dhe fibër të tretshme që gjendet tek tërshëra, lakrat e vogla dhe fasulet e zeza.
Përpos tyre, njerëzit duhet të kryejnë të paktën 30 minuta në ditë aktivitet fizik për pesë ditë të javës.
Si funksionojnë analizat e kolesterolit?
Analizat e kolesterolit zakonisht reflektojnë situatën në organizëm pas llojit të ushqyerjes për dy javë.
Por nëse dëshironi që analizat t’ju dalin mirë, kjo nuk do të thotë që për dy javë të ushqeheni shëndetshëm dhe më pas t’i riktheheni rutinës tuaj.
Po vezët a janë të rekomanduara kundër kolesterolit?
Vezët janë fantastike sepse përmbajnë vitamina dhe minerale të shumëta por edhe proteinë.
Megjithatë, njeriu duhet të hajë një vezë të skuqur në ditë që të mos rrisë nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e atakut në zemër, ishemisë dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.
A është e rëndësishme fibra?
Fibra është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për tretjen.
Fibra duhet konsumuar me ritme të ngadalta për t’i dhënë kohë sistemit tretës të përshtatet me të.
Fibra do të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe do i bëjë mirë të gjithë trupit./